KUR'ANI
  Fjalė e Allahut xh.sh. apo vepėr e Muhamedit a.s.


                                                        
Senad Maku (Makoviq)


“Atij nuk mund t’i mvishet e pavėrteta nga asnjė anė; ėshtė i zbritur prej tė Urtit, tė lavdishmit”.
(Kur’an: Fssilet 42)
“Pėrkundrazi, Ne tė pavėrtetėn e godasim me tė vėrtetėn dhe ajo (e vėrteta) triumfon mbi tė ndėrsa ajo (gėnjeshtra) zhduket”.
(Kur’an: Enbija 18) (1)
         Prej ēėshtjeve kryesore qė kundėrshtarėt e Islamit janė mundur tė hedhin baltė mbi tė e tė hapin polemika e dyshime rreth saj ėshtė ēėshtja e Kur’anit dhe prejardhjes sė tij. Disa persona tė caktuar me njė mendjegushtėsi dhe gjykim jo tė kthjellėt, mundohen qė tė mbjellin farėn e dyshimit mbi autenticitetin (vėrtetėsinė) e tij si Libėr Hyjnorė. Shumė libra dhe revista e paraqesin Kur’anin si njė vepėr tė mendjes njerėzore, krijuar prej njė “mashtruesi “tė Pejgamberisė. Shpifje dhe keqinterpretime tė tilla tė fesė Islame hasim edhe nė literaturėn shqipe. Kohėt e fundit janė edhe botimet e shtėpisė botuese “Cakolli”  apo “Tenda” e cila luan rrolin e tutorit nga njė garniturė antiislame dhe e cila ka botuar njė seri librash me pėrplot shpifje e tė pavėrteta rreth Kur’anit dhe parimeve tė fesė Islame nė pėrgjithėsi. Duke i shtuar kėtyre edhe njė luftė kulturore antiislame nga media tė ndryshme etj.. Pėrpjeket e tyre tė jashtzakonshme dhe puna e madhe qė kanė kryer ka patur njė objektiv tė qartė, atė tė ēoroditjes sė njerėzve tė thjeshtė e tė pafajshėm nėn maskėn e punimeve shkencore. Shpeshherė qėllimeve tė tyre u kanė shėrbyer edhe vegla njerėzore qė mbajnė emra muslimanė duke u munduar kėshtu tė provojnė se idetė e tyre tė krijuara me kaq mund pėrqafohen edhe prej muslimanėve”tė zhvilluar e me horizont”. (2)
Disa mundohen tė paraqiten pėrpara masės me maskėn Islame, duke menjanuar tekstet e tija, e duke ndryshuar koncepte e parime bazė, pėr interesa tė ndryshme, nė shumė raste politike e financiare. Disa tė tjerė hedhin dyshime se Muhamedi a.s. duhet tė jetė autorė i vetėm i kėtij libri, e shumė e shumė shpifje dhe trillime nė adresė tė Islamit, Kur’anit dhe Muhamedit a.s. Shumė kemi dėgjuar e shumė kemi pėr tė dėgjuar…
Kur’ani vet ju pėrgjigjet kėtyrė trillime me njė pėrgjigje tė saktė dhe vendimtare, ku Allahu xh.sh. thotė:
“Nuk ėshtė e logjikshme tė mendohe se ky Kur’an ėshtė i trilluar prej dikujt pos All-llahut, por ėshtė vėrtetues i asaj (shpalljes) qė ishte mė parė, dhe sqarues e komentues i librit. Nuk ka farė dyshimi se ėshtė (i zbritur) nga Zoti i botėve. Pėrkundėr kėsaj, ata (idhujtarėt) thonė se atė e trilloi ai (Muhammedi). Ti thuaj: “Sillne pra ju njė kaptinė tė ngjajshme me kėtė, madje thirrni kė tė doni nė ndihmė, pos All-llahut, po qe se jeni tė drejtė nė atė qė thoni”. Por ja, ata pėrgėnjeshtruan atė (Kur’anin) pa e kuptuar dhe pa ju ardhur shpjegimi i tij. Po kėshtu, gėnjenin dhe ata qė ishin mė pėrpara. Shiko si ishte pėrfundimi i zullumqarėve. Ka prej tyre (te tė cilėt u dėrgua Muhammedi) qė e besojnė atė(Kur’anin), e ka prej tyre edhe asaish qė atė nuk e besojnė. Zoti i njeh mė sė miri kokėfortit”. (Junus 37-40)
Teoria mė e pėrhapur midis jomuslimanėve ėshtė ajo se Muhamedi ėshtė autorė i Kur’anit. Pėr ta kuptuar pozicionin e tyre ėshtė e rėndėsishme tė mbajmė parasysh se ēfarė thotė Kur’ani mbi burimin e tij. Kur’ani tregon qartė, ku thotė:
“Se me tė vėrtetė ai ėshtė Kur’an i famshėm. Ėshtė i zbritur prej Zotit tė botėve”. (Vakia 77,80)
“E edhe ai (kur’ani) ėshtė shpallje (zbritje) e Zotit tė botėve. Atė e solli shpirti besnik (Xhibrili)”. (Shuara 192-193)
Por mė tepėr mėnyra se si kjo thuhet tė jep pėrshtypjen se fjalėt burojnė nga Krijuesi tek krijesat. Po tė shikohen tėrė kapitujt, pėrveē kapitullit 9 fillojnė me formulėn: Me emrin e Allahut, Mėshiruesit, Mėshirbėrėsit. Poashtu arsyeja e cila hedh poashtė tezėn se Muhamedi a.s. ėshtė autorė i Kur’anit ėshtė fakti se ai ishte njė njeri analfabet (nuk dinte shkrim-lexim), kjo ėshtė edhe njė nga gjėrat qė i sodit mė sė tepėrmi kritikėt e Muhamedit a.s. se ai jetoi mes popullit tė tij dyzet vjet pa treguar as edhe njė herė ndonjė shenjė diturie tė madhe. Si mundet atėherė tė shpjegohet qė ai arriti tė krijojė Kur’anin madhėshtia e tė cilit ėshtė e pakrahasueshme? Madje fenomenin e analfabetizmit tė Pejgamberit Muhamed a.s. e tregon edhe Kur’ani:
“Ti (Muhammed) nuk ishe qė lexon ndonjė libėr para kėtij, e as qė shkruajshe atė me dorėn tėnde tė djathtė, pse atėherė do tė dyshonin ata tė prishurit”. (Ankebut 48)
Atėher si mund tė jetė e arsyeshme dhe a mund tė pranojė logjika qė njė analfabet tė jetė autorė i njė libri kaq madhėshtorė, plot dituri e pėrkushtim dhe sfidues i gjithėsisė, si Kur’ani? Njė njeri i paarsimuar, pa parė derėn e shkollės, tė sjellė e tė predikojė njė sistem individual, familjar, shoqėrorė, ekonomik dhe juridik tė patėmeta, bie nė kundėrshtim me aparencėn mendore e logjike. E sidomos po tė jetė ky sistem aq i shkėlqyer sa tė zbatohet pėr shekuj tė tėrė nga njė sėrė kombesh miq e armiq midis tyre e tė ruajė gjer mė sot freskin e vet! (3)
Pa dyshim ashtu si dje, edhe sot, ėshtė po ai Person i pa shkrim e i palexim qė u ka bėrė e u bėnė sfidė tė gjithave ē‘janė shkruar e thėnė dijetarėve dhe letrarėve mė tė mėdhenjė, nė tė njėjtėn kohė, gjithė njerėzimit! Sot, kur pranohet se shkencat, nė njė kėndvėshtrim, kanė arritur majat, ai u thotė fizikantėve, kimistėve, astronomėve, mjekėve, sociologėve, poetėve e shkrimtarėve, tė gjithė njerėzve tė shkencės e tė letėrsisė, kėshtu: “Bėhuni bashkė e sillni jo shumė, por vetėm njė pjesė sa njė sure e Kur’anit!”. (4) Ku Allahu xh.sh. i thotė Muhamedit a.s. qė thuaj atyre qė pretendojnė se Kur’ani ėshtė vepėr e njeriut:
Thuaj: “Edhe sikur tė bashkoheshin njerėzit dhe xhinėt pėr tė sjellė njė Kur’an tė tillė, ata nuk do tė mund tė bėnin si ky sado qė do ta ndihmonin njėri - tjetrin”. (Isra 88)
“E nė qoftė se jeni nė dyshim nė atė qė Ne ia shpallėm gradualisht robit tonė, atėherė sillnie ju njė kaptinė tė ngjashme si ai (Kur’ani) dhe thirrni (pėr ndihmė) dėshmitarėt tuaj (zotėrat) pos All-llahut, nėse jeni tė sinqert (nė thėniet tuaja se Kur’ani nuk ėshtė prej Zotit)”. (Bekare 23)
“Pėrkundėr kėsaj, ata (idhujtarėt) thonė se atė e trilloi ai (Muhammedi). Ti thuaj: “Sillne pra ju njė kaptinė tė ngjajshme me kėtė, madje thirrni kė tė doni nė ndihmė, pos All-llahut, po qe se jeni tė drejtė nė atė qė thoni”. (Junus 38) Apo, pse ata thonė: “Ai (Muhammedi) e trilloi atė (Kur’anin)”. Thuaj: “Formuloni pra, dhjetė kaptina si ai (Kur’ani) ashtu tė trilluara (siē thoni ju) dhe thirrni, pos All-llahit, po qe se jeni tė drejtė (ēka thoni), kė tė mundeni pėr ndihmė!” (Hud 13)
Ndryshimi mes mėnyrės sė shprehjes sė Kur’anit dhe mėnyrės sė shprehjes sė Pejgamberit Muhamed a.s. dallohet mjaft lehtė. Ndėrmjet stilit shprehės gjuhėsor-letrar tė Kur’anit dhe stilit tė hadithėve-porosive tė Pejgamberit a.s., ka njė ndryshim aq tė madhė, sa qė arabėt i gjenin tė pėrshtatshme shpjegimet jashtkur’anore tė Pejgamberit a.s. ndaj formave tė tyre tė bisedės dhe dialogut, kurse pėrballė Kur’anit se merrnin dot veten nga habia dhe mahnitja. Duke lexuar porositė e Pejgamberit, pėrvijohet pas tyre imazhi i njė njeriu qė mendon e bisedon i pėrvuajtur e i pėrulur me frikėn ndaj Allahut xh.sh. Kurse nė zėrin e Kur’anit ndihet njė guxim i lartė, njė vizion tronditės e njė tingėllim madhėshtorė. Ndėrkaq, ėshtė as e mundur dhe as e pranueshme logjikisht qė nė shprehjen e njė njeriu tė sendėrtohen aty pėr aty dy stile aq tė ndryshėm nga njėri-tjetri. (5) Kėtu tregohet se Muhamedi a.s. ėshtė njė njeri si tė tjerėt me dallimin e vetėm, se atij i shpallet relevatė nga Zoti xh.sh., gjė tė cilėn e pohon vetė Kur’ani:
Thuaj: “Unė jam vetėm njeri, sikurse ju, mua mė shpallet se vetėm njė Zot ėshtė Zoti juaj, e kush ėshtė qė e shpreson takimin e Zotit tė vet, le tė bėjė vepėr tė mirė, e nė adhurimin ndaj Zotit tė tij tė mos pėrziejė askė. (Kehf 110)
Sikur autorė i Kur’anit tė ishte Muhamedi a.s. pėrse nuk e dėgjuan asnjėher ta pranonte apo ta theksonte vet, njė gjė tė tillė?
Fakte tė tjera qė hedhin poshtė tezėn qė Muhamedi a.s. ėshtė autorė i Kur’anit ėshtė se vetė Muhamedi a.s. korigjohet nė veprimet e tija nga Kur’ani. Pėr kėtė do tė mjaftonte tė pėrmendej rasti kur Hamza r.a. axha i Pejgamberit a.s. u vra nė betejėn e Uhudit. Me nxitjen e Hindit, gruas sė Ebu Sufjanit trupi i tij u masakrua keq. Kur Pejgamberi a.s erdhi dhe pa ēfarė kishte ngjarė ai tha: “Kurr nuk kam ndjerė nė shpirt zemėrim si ky qė po provoj nė kėto ēaste, kur Allahu tė mė ndihmojė herėn tjetėr qė tė fitoj mbi Kurejshėt. Betohem se do tė masakroj, dėrmoj tridhjetė nga tė vdekurit e tyre”. Por menjėher pas kėsaj atij i erdhi ajeti Hyjnor ku ja tėrhjek vėrejtjen:
“Nė qoftė se doni tė merrni hak, atėherė ndėshkoni nė atė masė sa jeni ndėshkuar ju; e nėse duroni pa dyshim ai ėshtė mė i mirė pėr ata qė durojnė”. (Nahl 126)
Dhe ėshtė e vėrtet se ai nuk e pėrmbushi kėrcėnimin e tij, nė tė kundėrtėn ai e ndaloi pėrgjithmon masakrimin e kufomave pas betejės. (6)
Nė mėnyrė tė ngjajshme kur Pejgamberi a.s. u plagosė nė luftėn e Uhudit, ai i mallkoi armiqt duke thėnė:
“Si mund tė begatojė ai popull qė plagosė tė Dėrguarin e Allahut!”. Si pėrgjigje ndaj kėtij mallkimi zbritėn ajetet, pėr tja tėrhjekur vėmendjen Pejgamberit a.s. (shih: Ali Imran 128-129) (7)
Poashtu shembulli tjetėr, kur erdhėn disa mushrik tė Mekės dhe ia bėn disa pyetje rreth ndodhive tė padėgjuara nė Hixhaz, dhe u zgjodhėn pėr tė provuar nėse Pejgamberi a.s. zotronte ndonjė burim diturie mbi gjėrat e fshehta dhe tė papara. Pėrgjigja e Pejgamberit a.s. ishte
“Nesėr do tua them” por ai nuk tha “Po tė dojė Allahu”, kur u kthyen ditėn tjetėr atij iu desh ti largojė dhe kjo gjė vazhdoi 15 ditė mė radhė. Atij nuk i ardh asnjė lajm nga Allahu xh.sh., dhe mandej i erdh ajeti qė ja tėrhjek vėrejtjen nė form qortimi, nėpėrmjet Xhebrailit ku thotė:
“Dhe mos thuaj kurrsesi pėr ndonjė ēėshtje: “Unė do tė bėj kėtė nesėr!” Vetėm (nėse i shton): “Nė dashtė All-llahu!” E kur tė harrosh, pėrmende Zotin tėnd dhe thuaj: “Shpresohet se Zoti im do tė mė japė udhėzim edhe mė tė afėrt prej kėtij (tė as-habi kehfit)”. (Kehf 23-24) (8)
Martin Lings, te vepra e cituar, fq. 77, duke trajtuar domethėnien e kėsaj pritjeje pak a shumė tė gjatė shprehet:
“Vonesa e pėrgjigjes Hyjnore, ndonėse e dhimbshme pėr Pejgamberin dhe pasuesit e tij, ishte mė tė vėrtet njė forcė mė e madhe pėr tė. Armiqt e mohuan domethėnien e kėsaj vonese, por pėr ata kurejsh qė ishin akoma tė pavendosur ky fakt ishte njė pohim i qartė i asaj se Fjala e Shenjtė i vinte Muhamedit nga Qielli dhe ai as nuk kishte gisht e as nuk mund ta kontrollonte atė. Ėshtė e kuptueshme poqėse Muhamedi do tė kishte trilluar tė gjitha ato ēfar kishte thėnė mė parė, nuk do tė ishte vonuar kaq gjatė pėr kėtė trillim tė ri, veēanėrisht nė njė ēast tė tillė ku rreziku qe mjaft i madh”. (9)
Nė Kur’an, mė se 50 vende, Pejgamberit i thuhet
“Tė pyesin ty pėr...” dhe i jepen pėrgjigje qė fillojn me urdhėrin “Thuaj”. Ėshtė krejt e qartė se ėshtė Allahu xh.sh. qė u jep pėrgjigje pyetjeve, pėr ēėshtje tė tilla si haramet dhe hallallet e ndryshme, rreth ndodhive tė padėgjuara tė kaluara, Dhulkarnejni, forma e dhurimit, shpirtit etj.etj., qė njė njeri e ka krejt tė pamundur tu japė pėrgjigje tė specializuara veē e veē, kurr nuk mund tė jetė brenda mundėsive tė njė njeriu. Ndėrkaq, ndodhte edhe qė nė rastin e pyetjeve tė tilla, Pejgamberi heshte sepse priste ajetin qė do ti zbriste si pėrgjigje. Ndodhte qė kalonin ditė tė tėra e atij nuk i vinte lajmėtari i qiellit, saqė disa filluan tė talleshin me tė duke i thėnė: “Tė la Zoti ty... Hoqi dorė prej teje, etj., derisa zbriti ajeti: “Zoti yt nuk tė ka lėnė, as nuk tė ka pėrbuzur”. (Duha 3) (10)
Cili autorė e kėrcėnon vehten nė veprėn e vet qoftė edhe nė emėr tė dikujt tjetėr ose me gojėn e dikujt tjetėr? Pėr mė tepėr, ndėrsa pretendon se flet nė emėr tė Allahut xh.sh., a mund tė bėjė ndonjė deklaratė qė do t’i sillte dėm pretendimit tė vet? Gjithashtu, a fut nė librin e vet shprehje akuzuese ndaj vetes? Kurse nė Kur’an thuhet:
“Sikur tė trillonte ai (Muhammedi) pėr Ne ndonjė fjalė! Ne do ta kapim atė me fuqinė Tonė. E pastaj do t’ia kėputnim atij arterien e zemrės”. (Hakka 44-46)
Nė Kur’an Muhamedit a.s. i tėrhiqet vėrejtja pėr mospjesmarrėsit e fushatės sė Tebukut:
“Pse u dhe leje atyre?”. (11)  Nė Kur’an tregohet pėr martesėn me Zejnepen, gruan e Zejdit, gjė qė vet Pejgamberi a.s. nuk kishte dėshirė qė tė martohej me tė, por urdhėri qe i tillė qė tė martohej me tė, qė ti tregonte se Zejdi nuk ėshtė djali i Muhamedit a.s.. Pejgamberi i thoshte “bir” libertit tė vet Zejdit, por Allahu xh.sh., me anė tė njė ajeti, e hoqi birėsimin:
“All-llahu nuk krijoi dy zemra nė gjoksin e asnjė njeriu e as nuk ua bėri gratė tuaja, prej tė cilave largoheni me dhihar nėna tuaja, (duke krahasuar shpinėn e gruas me atė tė nėnės), e as nuk ua bėri djem tuaj tė adoptuarit tuaj (fėmijėt e tjetėrkujt qė po i adoptoni si tė juaj). Kėto janė vetėm thėnie tuaja qė i shqiptoni me gojėt tuaja, e All-llahu e thotė atė qė ėshtė realitet, dhe Ai udhėzon nė rrugėn e drejtė”. (Ahzab 4)
Poashtu Pejgamberi a.s. do tė qendronte pėr t’ia falur namazin e tė vdekurit kreut tė hipokritėve, Ibn Thelulit, meqė e njihte pėr musliman, por e la sepse e paralajmėroi Allahu, ku i thotė:
“Dhe asnjėrit prej tyre kur tė vdesin, mos ia fal namazin (e xhenazės) kurrė, e as mos qėndro pranė varrit tė tij (pėr lutje e vizitė), pse ata mohuan All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij dhe vdiqėn kryeneēė”. (Tevbe 84) (12)
Tė gjitha kėto urdhėra apo ndalime tė ngjajshme tregojnė se ai kurrė nuk vreponte me kokė tė vet, se ai ishte njė pėrfaqėsues qė vetėm zbatonte urdhėrat e Allahut xh.sh.. Edhe sjelljet nuk i ndryshonte sipas vetes, por pas paralajmėrimit ose tėrheqjes sė vėmendjes sė Allahut, ku thotė Allahu xh.sh. nė Kur’an pėr Muhamedin a.s.:
“Dhe ai nuk flet nga dėshira. Ajo nuk ėshtė tjetėr pos shpalljes qė i shpallet”. (Nexhm 3-4)

                                                                           
KLIKO-VAZHDON
1