|
About Me:
After graduating from the Tirana University in Albania, 1974, for Journalism, I had been employed for many years as a Television journalist in Albania. I have been living in New York City since 1992.
My first book, Kafe Shkodra e Nju Jorkut, (1999) is a collection
of short stories describing the life of an immigrant woman in New York.
Children
of Kosova - Stories of Horror (1999) is my second book. This chronicles
the experiences of Kosovar children as they and their families were forced
from their homeland.
Fundjave ne Hillsajd, (2000) is my second collection
of short stories. It goes one step further than "Kafe Shkodra".
"Fundjave në Hillsajd" deals not only with the attempts of new immigrants
towards adjusting to a new reality, but also goes deeper into American
life. There are also stories of life in Albania.
Kafe Shkodra e Nju Jorkut and, Fundjave ne Hillsajd are written
in Albanian language. Children of Kosova is available in English and Albanian.
In the year 2000, I started to write poetry. I enjoy writing poetry
and I have also gotten positive responses from my readers. This
inspired me to compile my poetry into a book called POEZI / Blerta Tirana. I love my pseudonym, Blerta Tirana, which reminds me of the city
where I grew up. My readers have also become attached to Blerta Tirana,
which enticed me to publish my poetry book under that name. You too, can
read and hopefully enjoy my poems on my poetry page.
In 2000, I prepared and sponsored a book of poetry written by young
Albanian students from all over the world. I called the book Zera nga
larg (Voices from Far
Away). That was my gift to them.
Udhëtim në Historinë Amerikane (2003),
(A Journey Into American History)
written in Albanian language, has
received excellent reviews from distinguished Albanian-American professors
in USA, as well as well known journalists in America and Europe, some of
which you will find in English on the webpage Journey Into American History (impressions).
My purpose was to help new immigrants learn American history, the history
of the
country where they will
spend the rest of their lives, in an easy and interesting way. This is
a valuable book for all Albanians who wants to know about American history.
My next book is Takim
me të papriturën (2006), my third collection of short
stories. You can read reviews of this book on it's webpage.
Yesterday
I Cut My Hair (2007), is
a poetry book that has English and Albanian versions on facing pages.
I hope that this book is enjoyed by both English and Albanian speaking
readers.
Ura
mbi oqean (2008), a collection of short stories about
immigrants' lives in USA. The book got the attention of new immigrants
in America and readers in Albania. It also received very good reviews
from literary critics and fellow writers. Ura mbi oqean was promoted
by the Department of Diaspora in the Ministry of Foreign Affairs
in Albania.
My latest book is Magjia
e një zëri (Dec. 2008), another collection of short stories.
A couple of these stories are available to read on this website.
| |
AAWO
Albanian American Woman’s Organization
2008 Mother’s Day Anniversary Gala Albana Melyshi Lifschin | Woman of the Year
Albana Melyshi Lifschin is an Albanian journalist/writer with an extensive
experience of over 35 years. Soon after her arrival of November 1992
in the US, she wrote on the Illyria Newspaper about her initial American
impressions, titled ‘Rain in New York’. As dictated in this
early report, Albana’s main focus in her writings pertained to
the immigrants’ issues and the struggles of life in America.
In addition to her degrees in Journalism and Business Management, at
the
age of 49, Albana was determined to enhance her knowledge on the topic
of immigration by attending New York University to later graduate with
a degree in paralegal studies.
Albana’s most noted literary works include: Café Shkodra
of New York, Children of Kosova – Stories of Horror, Weekend in
Hillside, Poetry – Blerta Tirana, Voices from a Distance, A Journey
through American History, A Meeting with the Unexpected, Yesterday
I Cut My Hair, and The Bridge Above the Ocean. Aside from her main
passion
of creative writing and Journalism, Albana works as a paralegal for
a prominent law firm, and teaches at the Globe Institute of Technology.
Albana is quick to admit ‘Children of Kosova’ is her dearest
yet saddest project. During the Serbian ethnic cleansing crisis against
Albanians in 1998, many of Kosovar families were forced to flee their
homes – hundreds of which found refuge in the US military base
of Fort Dix – where Albana became involved as a journalist and
translator. She heard about the atrocious stories from the children
directly, hence this book was completed to honor their voices and their
truth.
|
|
Pse
u zgjodh Albana si "Gruaja e vitit" nga "Motrat Qiriazi"
Mirësjellja e bën atë të duket jashtë ashtu sic është në shpirt.
Modestia, ndershmëria, ndjeshmëria, kurajoja dhe vullneti të shkrira
në një japin besnikërisht portretin e saj.
*******
Kohën, kur ka punuar në RTSH Albana Mëlyshi Lifschin e kujton
me kënaqësi si kushdo që e dashuron punën e vet, por edhe
si një periudhe tensioni edhe stresi të vazhdueshem Stresi ishte i
lidhur jo vetëm me procesin e dorëzimit në kohë të materialeve
për transmetim, por më shumë me çensurën, dhe vetçensurën."
Gjatë punimit të një programi televiziv, ne, krijuesit, i njihnim
mirë kornizat brenda të cilave nuk mund të lëviznin as edhe
një milimetër. Asnjë ndjenjë lirie nuk gëzonin emocionet
e redaktorit. Nëse do të shtonim një paragraf në tekst, për
kënaqësinë tonë ishim 100 për qind të sigurtë që do
të na e hiqnin gjatë kontrollit. Çensura kalonte deri në në ekstrem.
Një herë më thirri drejtori i përgjigthshëm i RTSH për
të më kërkuar llogari se pse në një koncert fëmijësh
kopshti, kishim nxjerrë "fëmijë pa dhëmbë",
sikur të jenë pleq!-tha ai. Guxova t'i kujtoja që është mosha
e ndërrimit të dhëmbëve. Një herë tjetër po
i njejti drejtor më thirri duke më tërhequr vërejtjen që regjisorja
e redaksisë sonë, nuk kishte nxjerrë në ekran, mbesën
e Mehmet Shehut." I ka mend në vend kjo regjisorja juaj? Shkon në kopështin
e fëmijëve ku është mbesa e kryeministri, e nuk nxjerr mbesën
e tij në ekran? Niseni menjëherë me shërbim të bëjë emision
tjetër! E vërteta ishte që mbesa e kryeministrit atë ditë nuk
kishte vajtur fare në kopësht, e kur kishte parë në mbremje
koncertin e kopështit të saj kishte zënë të qante, meqë ajo
nuk qe në ekran bashkë me shoqet. Natyrisht, nipërit e mbesat
janë të ëmbël për gjyshërit , dhe vetëtima
e gjyshit të saj tundi televizionin.
Për një kohë kam përgatitur e drejtuar ne ekran emisionet
e rinise. Ndodhi që ndonëse isha e sëmurë dhe isha këshilluar
nga mjekët për tu shtruar në spital për operacion, nuk mundesha
kurrsesi pa përgatitur programe rezerve për tre javë rresht. Dhe
kur programet e mia ishin në transmetim çdo të premte njera
pas tjetrës, askush veç familjes dhe të afërmve nuk e dinte
që redaktorja e programit, që spektatorët shihnin të gjallë në ekran
luftonte në mes jetës e vdekjes pas një operacioni të rëndë.
Padyshim, kjo periudhë me gjithë tensionet e streset e saj, ka qenë periudhe
akumulimi dhe "prodhimi" për Albanën. Ngritja e saj profesionale
në fillimin e vitit 1992, shënoi një hap të dukshëm
me ciklin e plotë të emisioneve televizive mbi periudhën e tranzicionit
në Shqipëri, cikël me një frymemarje te re nga pikpamje e
konceptimit e liris së shprehjes e mirëseradhjes që vetë populli
shqiptar i bënte lëvizjes demokratike. Për herë të parë populli
dhe veçanërisht rinia shprehte hapur në ekran ndjenjat për
epoken e re në të cilën po hynte e shoqëria shqiptare.
*******
Nëntori i vitit 1992 e gjeti Abanën në Nju Jork, tek gjyshi
i saj Nikoll Melyshi, vatran i njohur i cili qe arratisur që në 1945
nga Shqipëria. Përshtypjet e saj të para nga Amerika i hodhi
në një reportazh
në gazetën "ILLYRIA" me titull "Shi në Nju
Jork".
Amerika dhe jeta e emigrantëve shqiptarë u bën burim frymëzimi
dhe njëkohësisht fokusi qëndror i krijimtarisë së saj.
Puna e saj e parë dhënë televizionit shqiptar qe skenari i
telekomedisë "Një zonjë nga
Nju Jorku u", interpretuar nga aktorët e estradës profesioniste
të Tiranës, xhirimet e të cilit u bënë këtu
në Nju
Jork. Kjo komedi është transmetuar vazhdimisht në prag të festimeve
të vitit të ri në atdhe.
*******
Nëse shkrimtarët nuk do të shkruanin më mbi ngjarjet që u
ndodhin atyre vetë, atëhere do të kishte shumë faqe bosh
dhe të tjerat pa emocion.
Në krijimtarinë e Albanës, të duket se je brënda një galerie,
ku sheh qindra personazhe dhe fragmete jete, të jetës sonë të përditëshmes.
Me tematikën që trajton, me sinqeritetin në të shkruar,
krejt tipike kjo për Albanën, ajo ka bërë mjaft miq midis
lexuesve. Nga pena e saj buron dashuria për njeriun e mirë, dhimbja,
mençuria,
por njëkohësisht edhe një ndjenjë humori, e cila nuk
kalon pa u vënë re. Duke qenë e lidhur shpirtërisht me
Atdheun, Albana e ndjeu me dhimbje tragjedinë kosovare të pranverës
1999. Me dhimbjen e një motre ajo shkoi të punonte si përkthyese
dhe gazetare e radios në bazën ushtarake të Fort Diksit, ku
qeveria amerikane kishte strehuar reth 5000 mijë refugjatë Kosovarë.
Në mesin
e tyre, me fjalën e ëmbël që vetëm ajo di ta thotë,
Albana rrezatoi mirësinë. Edhe të tjerë shkuan për
të punuar
atje si përkthyes, por çfarë e veçoi Albanën, është,
se ajo erdhi andej me një vepër me vlera dokumentare e patriotike
dy gjuhësh, të titulluar "Children of Kosova - Stories of Horror"- "Fëmijët
e Kosovës - histori tmerri", (2500 kopje) të cilin e botoi
me shpenzimet e saj. "E shkrova librin në dy gjuhë qëllimisht,
që lexuesi
anglisht folës të njihte tragjedinë e Kosovës, parë nga
këndvështrimi i pafajshëm dhe i paanshëm i fëmijës" thotë Albana.
Libri u vlerësua nga Bordi i Edukimit i Nju Jork, i cili e aprovoi si
tekst jashtëshkollor për studime sociale për studentët
e klasave 6-12 të shkollës së mesme. Kjo ishte një ngjarje
e madhe, jo vetëm për autoren por edhe komunitetin shqiptar në USA
dhe për të gjithë shqiptarët e kudo ndodhur. Albana i
dhuroi Këshillit Shqiptaro-Amerikan (NAAC) 800 kopje të librit,
të cilat
u përdorën në aktivitetin e organizuar për të nderuar
presidentin Klinton për kontributin e tij në çlirimin e
Kosovës.Presidentit
Klinton libri iu dhurua personalisht nga autorja me dedikimin e saj. Gjatë një aktiviteti
të promovimit të krijimtarisë së Albana Mëlyshi
Lifschin, organizuar nga Organizata e gruas shqiptaro amerikane "Motrat
Qiriazi",
shkrimtari Naum Prifti, , theksoi se: "Gjuhën, kulturën, historinë tonë,
do ta mbrojmë e zhvillojmë në gjuhën tonë, por është e
domosdoshme që të drejtat tona t'i mbrojmë në gjuhë të huaj,
siç bëri Albana me këtë libër".
*******
Libri voluminoz dhe mjaft cilësor i autores "Udhëtim në Historinë Amerikane", është padyshim
një shërbim i madh që Albana Mëlyshi Lifschin i ka bërë komunitetit
tonë dhe lexuesit në atdhe. Albana e quan si një një obligim
të kujtdo që jeton në Amerikë, t'i tregojë botës
të mirat e këtij vendi, ta prezantojë atë në dritë të vërtetë.
Veçanërisht tani, kur Amerika është bërë target
për të gjithë terroristët kudo në botë, njerëzit
duhet të kenë një kuptim më të drejtë se ç'është ky
vend dhe idealet që ai mbron. Ajo vetë e kreu këtë obligim
nëpërmjet penës së saj duke na dhënë këtë libër
interesant. Për të arritur këtë qëllim asaj iu desh
te studionte rreth 60 libra të karakterit historik, shoqëror, biografik,
letrar etj. Ndaj në libër, siç shprehet intelektuali Prec
Zogaj "ka
edhe histori edhe letërsi" Vetë qëllimi i autores ishte
që ta
jepte historine e këtij vendi te madh, jo në mënyre akademike,
mësimore, por "ta rrefente" që librin ta merte me kënaqësi çdo
lloj moshe, i riu , studenti dhe i moshuari'.
Libri Udhetim ne Historine Amerikane u vlerësua maksimalisht nga profesorët
e nderuar, personalitetet e çmuara të komunitetit tonë në SHBA.
Profesori i nderuar Nikolla Pano (Illinois) e quajti atë një "vepër
e një kërkimi të kujdesshëm, shkruar në mënyrë të gjallë.
Libri do të shërbejë si një prezantim me vlerë i
Historisë së SHBA
për lexuesit e tij shqiptarë, duke i dhënë atyre një bazë solide
për lexime apo studime të mëtejshme. Prof. Sami Repishti,
(NY) në letrën që i dërgonte autores i shkruante: "Puna
që keni
ba meriton lavdërime nga të gjithë shqiptaro-amerikanët.
Ndërmarrja ka qenë nji akt guximtar e ju përgëzoj për
vullnetin tuej me krye me sukses nji punë të tillë." Ndërsa
Prof. Peter Prifti nga California, ndër të tjera i shkruan: "Çdo
vend në botë duhet të lexojë Historinë e Amerikës
në gjuhën e tij dhe të përfitojë prej saj. Me librin
tuaj ju jeni kujdesur për popullin shqiptar" (Shenim:Referencat
origjinale të profesorëve të nderuar gjenden në ëebbsitin
e Albanës:
www.geocities.com/annamonti Të njëjtat vlerësime kanë dhënë Prof
Aleks Luarasi në Tiranë, Prof. Hamit Boriçi intelektuale
e kolege të të saj.
*******
Me katër vëllime me tregime për jetën e emigracionit, duke
filluar me "Kafe Shkodra e Nju Jorkut", "Fundjave në Hillsajd" "Takim
me të papriturën" dhe së fundi me librin "Ura mbi
Oqean",
Albana Mëlyshi Lifschin ka kontribuar në letërsinë e
emigracionit në Amerikë. Profesor Peter Prifti shprehet se ajo" ka
fituar të drejtën
të cilësohet si " pioniere në këtë rrugë të letërsise
shqiptare, këtu në Amerikë". Në të gjithë krijimtarinë e
Albanës me temë nga emigracioni, lexuesi gjen një galeri të tërë figurash
të gruas së sotme shqiptare.Vendi i gruas në prozën dhe
poezinë e
Albanës ka ardhur krejt natyrshëm. Ndoshta, sepse gruaja në emigracion
këtë pozicion e 'ka okupuar" vetë, me meritën e
saj, me qëndresën e saj, me këmbënguljen për të ecur
përpara, e mbi të gjitha me shpirtin e sakrificës, të cilin
shpesh e ka më të zhvilluar se edhe vetë burrat. Kush ka lexuar
novelën "Fundjave në Hillsajd" në përmbledhjen
me tregime me të njëjtin titull, vështirë t'i hiqet nga
mendja Jona, që ruan me dinjitet personalitetin e saj e krenarinë e
të qënit
shqiptare. Mesazhi i autores është se emigrantet shqiptar të këtij
shekulli,nuk vijnë në Amerikë më për 'një copë bukë".Ata
janë të aftë të kapërcejne veshtirësitë e
të njësohen me shoqerine amerikane e progresojnë më tej.
Albana është vetvetja. Grua intelektuale me kërkesa, e vendosur
në qëllimin e saj për të zënë vend në shoqërinë amerikane,
Albana iu kthye universitetit për herë të dytë. Sot ajo
punon asistente legale në një zyrë ligjore që merret
me emigracionin që ndihmon komunitetin shqiptar. Është bërë mjaft
e njohur me rubrikën përjavëshme në gazetën ILIRIA
me titull "Çështje të emigarcionit"- Kjo rubrikë e
rëndësishme e gazetës, tashmë ka hyrë në vitin
e saj të pestë, dhe jo të gjithë e dinë, që ajo është iniciuar
dhe mbahet nga Albana Mëlyshi Lifshin. Albana punon, por edhe jep mësim
tek Globe Institute of Technology, në Manhattan ku shumë nga studentet
e saj janë emigrantë shqiptarë. Edhe pse kane kaluar 16 vjet
nga dita e ardhjes së saj në Nju Jork, edhe pse e martuar me amerikan,
vitet e shumta nuk e kanë larguar Albanën nga atdheu. Ajo vazhdon
të hedhë ura
bashkimi për bashkëatdhetarët. Këtë e dëshmon
edhe vepra e saj e fundit "Ura mbi oqean", që ka ngjallur
interes edhe në nivele institucionale. Instituti i Diasporës së Ministrise
së Jashtme të Shqipërisë e ka vlerësuar si një instrument
efikas njohurie për ata që vijnë si emigrantë në Amerikë.
Lidhur me këtë, Zv. Ministrja e jashtme shqiptare, Znj. Edith Harxhi,
e ka ftuar Albanën të referojë në disa çështje
lidhur me emigracionin.
Për gjithë aktivitetin e saj, si patriote dhe shkrimtare, që veprën
e saj e ka vënë në shërbim të komunitetit shqiptar
këtu
dhe në atdhe, një grua modeste, me një zemër të madhe
dhe shpirt rinor, mishëruese e dashurisë njerëzore dhe sinqeritetit,
Albana Mëlyshi Lifschin e meriton plotësisht çmimin që i
akordohet nga Organizata e gruas Shqiptaro Amerikane "Mortat Qiriazi".
Nomiminim e saj e pritën me kënaqësi dhe e përshëndetën
shumë nga kolegët e saj të penës.
Elmira MUJA
Botuar tek Iliria, e premte 9 Maj, 2008
|