
|
. |
.. |
Nje
pershkrim i shkurter i zhvillimit te shkrimeve Judeo-Kristiane
Mesimet
e profetit Muhamed, paqja dhe meshira e Zotit qofshin mbi te, jane
mesime te cilat jane te paprekura… Te gjitha mesimet profetike te
cilat ndiqeshin plotesisht njehere e nje kohe perpara ardhjes se
profetit Muhamed, ose kane humbur ose jane ndryshuar, dhe me sukses
jane marre nga sistemi kafir, i cili eshte sistemi i Dexhallit, ose
te bashkangjitura me te, dhe kjo eshte pjeserisht e vertete per
njerezit te cilet mesimet e verteta te Islamit i kane kthyer ne fe
te re te vdekur.
Cifutet
e paket te cilet pretendojne se jane pasardhesit e fisit te Izraelit
i cili udhehiqej nga Moisiu, dhe cifutet qe nuk jane me te vertete
cifute, qe jane ose pasardhesit e Kazareve ose pasardhesit e
cifuteve orientale dhe Separdhike te cilet u perzien me raca te
tjera , nuk ndjekin modelin e jetes se Moisiut, paqja e Zotit qofte
mbi te.
Kristianet,
qofte unitariane apo trinitariane, nuk ndjekin modelin e jeteses qe
ndiqej nga Jezusi, paqja e Zotit qofte mbi te. Librat ne te cilat
cifutet, dhe cifutet qe nuk jane cifute te vertete dhe kristianet
mbeshteten, nuk jane te verteta, duke qene ndryshuar dhe censuruar
nga rabinj dhe prifterinj te korruptuar te se kaluares. Keta rabinj
dhe prifterinj bene ndryshime ne menyre qe te benin nje kompromis me
udheheqesit kafire, dhe ne menyre qe te benin disa para per veten e
tyre. Per me teper, ne te dyja rastet, nuk eshte shpallja origjinale
ajo qe eshte ndryshuar.
Ne
rastin e cifuteve, ka qene nje kohe ne historine e tyre, te pakten 6
shekuj pas vdekjes se Moisiut, paqja qofte mbi te, kur te gjitha
kopjet e Teuratit u shkaterruan nga forcat e Nebushadnezarit kur ata
plackiten Jeruzalemin ne vitin 586 p.e.r. Cifutet u perpoqen ta
rregullonin ate, duke mbledhur te gjitha pjeset e mbetura dhe
rabinjte qe kishin mesuar disa pjese prej tij
permendesh. Por kjo nuk pati mundesi te behej. Megjithate ata
arriten te benin nje liber ne te cilin futen ate cfare mbanin mend
dhe ate cfare arriten te gjenin. Ky ishte perpilimi i cili ishte
mbikqyrur nga Ezra gjate debimit te disa cifuteve ne Babiloni ne
shekullin e 5-te p.e.r., dhe te cilin e solli ne Jeruzalem ne vitin
458 p.e.r., por pranohet qe ky perpilim te jete shkaterruar gjate
plackitjes se Jeruzalemit nga Antiokus Epeplianusi ne vitin 161
p.e.r.
Eshte
me interes te veme ne dukje qe perpara debimit ne Babiloni, vetem
libri i Deuteronomit, i cili ishte shkruar ne vitin 621 p.e.r dhe u
ishte lexuar njerezve te Tempullit ne Jeruzalem, ekzistonte ne forme
te shkruar. Perpara kesaj, qe do te thote, pergjate 6 shekujve te
meparshme, dituria e cifuteve dhe historise se tyre ishte mbajtur
gjalle me ane te mjeteve te te folurit. Dagllas Rid shkruan ne
librin e tij, “Polemika e Zionit”:
“Deutoronomia
i cili paraqitet si libri i peste i Bibles se sotme, ishte libri i
pare qe ishte perpiluar i teri. Megjithese Gjeneza dhe Eksodi
sigurojne sfondin historik, ato me vone u prodhuan nga Leviteve, dhe
Levitikus dhe Numrat, librat e tjetre te Teuratit, u perpiluan akoma
me vone.
Edhe
sikur Teurati te memorizohej me saktesi nga pasardhesit e Leviteve
gjate nje periudhe kohore prej shekujsh, gje qe nuk mund te ndodhe,
problemi eshte qe shume nga permbajtja e ketyre pese librave, dhe ne
fakt edhe te gjithe librave te Testamentit te Vjeter jane ne formen
e nje pershkrimi te asaj cfare ndodhi me perpara, gjate dhe pas
jetes se Moisiut, dhe keshtu qe nuk mund te pershkruajne ate cfare i
ishte shpallur atij ne malin Sinai. Forma qe moren keta libra ka me
teper natyren e historise se fisit te Izraelit.
Gjate
kater shekujve ndermjet 450 dhe 50 p.e.r. dhe vecanersiht pas
shkaterrimit te perpilimit te Ezras prej Antiokusit dhe pushtimit te
tij te Jeruzalemit ne vitin 161 p.e.r. libri i cili quhej Teurat, se
bashku me librat e
tjere te cilat kishin si qellim regjistrimin e historise se fisit te
Izraelit pas kohes se Moisiut, dhe te cilat ishin zakonisht te
shkruara dhe perpiluara nga mbetjet e gjetura shume shekuj me vone
pasi ngjarjet kishin ndodhur, vazhduan te shkruheshin dhe te
rishkruheshin dhe te ndreqeshin dhe me vone te ndryshoheshin nga
rabinjte te cilet kishin deshire t'u perkuleshin ligjeve qe kishin
devijuar nga ligjet e Islamit te sjella prej Moisiut, paqja e Zotit
qofte mbi te.
Ashtu
sic e thekson edhe Dr. Mauris Bukailele ne librin e tij, "Bibla,
Kur'ani dhe Shkenca", qe nga kohet kur shkrimet cifute arriten
te perktheheshin ne greqisht prej 72 dijetareve cifute ne Aleksandri,
midis viteve 275 dhe 150 p.e.r. ato nuk perfaqesonin me mesimet e
Moisiut:
Rreth
shekullit te 3-te p.e.r. ndodheshin te pakten tre forma te teksit
hebre: teksti i cili do te behej teksti Masoretik; teksti i cili
ishte perdorur, per perkthimin ne greqisht; dhe Samaritan Pentateuc.
Ne shekullin e pare para eres sone shihej nje tendence per vendosjen
e nje teksti te vetem, por kjo u arrit vetem nje shekull pas
Krishtit kur teksti biblik u formua.
Ne
qofte se ne do te kishim te tre format e ketyre teksteve, nje
krahasim midis tyre mund te ishte i mundshem, dhe mund te kishim nje
ide se si duhet te kete qene origjinali. Fatkeqesisht, ne nuk kemi
idene me te vogel. Pervec Letres se Detit te Vdekur (Shpella e
Kumranit), qe mendohet te jete qe nga kohet afer Jezusit, nje
papirus i Dhjete Urdheresave i shekullit te 2-te e.r. qe paraqet
variacione nga teksti klasik, dhe disa fragmente nga shekulli i 5-te
e.r. , teksti me i vjeter hebre i Bibles eshte i koheve te shekullit
te 9-te e.r.
Dr
Bukailele vazhdon:
“Testamenti
i vjeter eshte nje permbledhje e veprave me gjatesi te ndryshme dhe
te zhanreve te ndryshme. Ato jane shkruar ne disa gjuhe per nje
peridhe kohore e cila zgjati me teper se 900 vjet. Shume prej ketyre
veprave u korrigjuan dhe u plotesuan ne perputhje me ngjarjet ose
kerkesat e ndryshme, zakonisht ne periudha kohore shume te largeta
nga njera-tjetra.
Nje
shpallje perzihet ne te gjitha keto vepra, por gjithcka qe zoterojme
ne sot eshte ajo qe njerezit e kane pare te arsyeshme te na e lene.
Keta njerez manipuluan tekstet ne menyre qe te kenaqnin veten e tyre,
duke marre parasysh rrethanat ne te cilat ndodheshin dhe nevojat qe
ata kishin.
Ne
“Polemiken e Zionit”, Dagllas Rid citon Xhozef Kastein (Alias
Julius Katzeustein) nga libri i tij “Historia dhe Fati i Cifuteve”
duke deklaruar qe perkthimi grek ishte marre me nje qellim te
percaktuar, i cili ishte berja e ketij libri te kuptueshem per
greket. Kjo coi ne shtremberimin e fjaleve, ndryshimin e kuptimit
dhe zevendesimin e vazhdueshem te shume termave dhe ideve, me terma
qe ishin vendase dhe nacionale. Duke vene ne dukje qe ndoshta
arsyeja e vertete e marrjes persiper te perkthimit te ketij libri
duhet te kete qene trupi i vetem me i madh cifut qe ndodhej ne
Aleksandri, ku greqishtja ishte bere gjuhe e tyre e perditshme, dhe
shume prej tyre nuk mund te kuptonin me hebraisht dhe nje version ne
greqisht i ligjeve te tyre ishte teper i nevojshem si nje baze e
interpretimeve rabikike te tij. Dagllas Rid ve ne dukje:
“Duke
pare ndryshimet qe i jane bere perkthimit (shih fjalet e
dr.Kasteinit me siper) asnje, pervec dijetareve cifute, nuk mund te
tregoje sot se sa i ngjashem eshte Testamenti i Vjeter ne
hebraish-aramaik duke u krahasuar me versionin nga perkthimi i pare
ne greqisht, si nje nga dy seksionet e Bibles kristiane. Ndryshime
te qarta jane bere, dhe pothuajse pervec kesaj gjendet “Teurati
gojor”, dhe vazhdimi Talmudik i Ungjillit, keshtu qe bota
jo-cifute nuk ka njohur asnjehere te gjithe te verteten e Ligjit
Hebre.
Talmudi,
i cili eshte deshmuar te kete te regjistruara traditat e folura te
Moisiut, nuk u shfaq ne forme te shkruar deri 17 shekuj pas vdekjes
e tij, dhe se paku 9 shekuj pasi Teurati nuk ekzistonte ne formen e
tij origjinale. Mishnaha, forma e shkruar e traditave te folura te
Moisiut, nuk u perpilua ne formen e
tij te tanishme deri ne shekullin e 3-te e.r. Dy komentimet
mbi Mishnahun, Gemaras se Jeruzalemit dhe asaj te Babilonise, nuk u
plotesuan deri ne shekullin e 5-te dhe te 6-te e.r. kurse komentet e
shkruara rreth tyre u shkruan midis viteve 400 dhe 1200 e.r.
Ishte
per shkak se keto komente ishin kaq te gjata dhe te detajuara qe
perpjekje te ndryshme u bene per ti koduar ato. Kodet me te njohura
jane Kodi i Maimonides, i perpiluar ne shekullin e 12-te e.r., Kodi
i Jakob bin Asherit (i quajtur Turimi) i perpiluar ne shekullin e
14-te e.r. dhe Kodi i Xhozef Karo (i quajtur Shulkani Aruch) i
perpiluar ne shekullin e 16-te e.r.
I
vetmi liber i cili nuk ekziston sot eshte Teurati i Moisiut,
shpallja origjinale qe ai mori prej Zotit, ne gjuhen origjinale ne
te cilen ishte shpallur, keshtu qe saktesia dhe vertetesia e cdo
perkthimi ose interpretimi i ketij teksti mund te provohet
dhe vleresohet thjesht duke u referuar tek teksti origjinal.
Ne
rastin e kristianeve, duket sikur Ungjilli, i cili iu shpall Jezusit,
asnjehere nuk eshte shkruar ne pergamene ose ne leter. Sigurisht qe
nuk ekziston nje liber me titullin “Ungjilli i Jezusit” i cili
te jete shkruar ne aramaik, qe ishte gjuha e tij. Ne qofte se ka,
atehere kristianet po mundohen ta fshehin kete liber. Ne vend te
kesaj, Testamenti i Ri permban kater ungjij zyrtare sipas njerezish
te cilet nuk jane takuar asnjehere me Jezusin. Mesimet e Palit, i
cili gjithashtu nuk eshte takuar asnjehere me Jezusin, bien ne
kundershtim haptazi me jeten e jetuar prej Jezusit. Eshte ky liber i
cili u perpilua dhe me vone u ndryshua nga prifterinj te korruptuar
te cilet donin te permiresonin dhe te zbukuronin mesimet origjinale
te Jezusit, dhe te krijonin fene e tyre te re, pergjegjese si per
udheheqesit kafire ashtu edhe per komunitetet e tyre.
Ndoshta
ndryshimet me skandaloze ishin fillimisht shtimi i references se
vetme te doktrines Paliane te Trinitetit (1 John 5:7), dhe se dyti
shtimi i references se doktrines Paliane te Ringjalljes (1 Timothy
3:16). Qe te dyja keto referenca perfundimisht u provuan nga ser
Isak Njuton qe ishin falsifikime dhe asnjera nuk u konsiderua si
reference gjate 3 shekujve pas zhdukjes se Jezusit per te vetmen
arsye qe keto dy versete nuk ekzistonin ne ate kohe.
Sipas
perkthimit ne anglisht te versionit italian te Ungjillit te
Barnabas, i cili ashtu si edhe ungjijte e tjere te pranuar
zyrtarisht, eshte i paafte qe te vertetetohet ne mungese te tekstit
origjinal, Ungjilli nuk u shkrua ne leter por i’u shpall Jezusit
nepermjet engjellit Gabriel me anen e nje vegimi duke marre formen e
nje burimi diturie ne zemren e
tij, me ane te se cilit ai i solli jete ligjit origjinal te
Moisiut, te cilin duhet te kujtohet gjithmone, ai kishte ardhur ta
ringjallte dhe rivendoste midis 12 fiseve te fisit te Izraelit.
Kjo
i veshtiresoi gjerat per kleriket cifute te cilet perpara ardhjes se
Jezusit kishin qene te afte te deklaronin qe ata ishin ruajtesit e
vertete te mesimeve origjinale te Moisiut, dhe te cilet e kishin
shnderruar kete deklarate ne bazat e udheheqjes dhe jetes se tyre.
Jezusi demaskoi hipokrizine e tyre dhe rrezikoi burimin e tyre te
autoritetit dhe pasurise dhe kjo ishte arsyeja qe ata e kundershtuan
ate me aq furi. Me ardhjen e Jezusit te gjitha keqinterpretimet dhe
ndryshimet e bera ndaj mesimeve origjinale te Moisiut, te cilat po
futeshin gradualisht nga kleriket cifute gjate 9 shekujve qe kishin
kaluar qe nga koha e profetit Sulejman, kishte shume rrezik te
dilnin ne pah, dhe hierarkia e tyre te shkaterrohej. Kjo eshte
arsyeja pse ata nuk e pranuan Jezusin dhe komplomentuan me romaket
per ta vrare ate, megjithese nuk ia arriten dot qellimit te tyre:
“...
Por ata as nuk e mbyten as nuk e gozhduan, por atyre u perngjau. Ata
qe nuk u pajtuan rreth mbytjes se tij, jane ne dileme per te e nuk
kane kurrfare dije te sakte, pervec iluzinojne. E ata me siguri nuk
e mbyten ate. Perkundrazi, Allahu e ngriti ate prane Vetes. Allahu
eshte i plotfiqishem, i dijshem.” (En-Nisae 157-158)
Fatkeqesisht
pas zhdukjes se mrekullueshme te Jezusit, dhe si rezultat i
konflikteve te mevonshme qe ndodhen midis ithtareve te vertete te
tij (nazaretasit – te cilet ndonjehere pershkruhen si judo-krisitianet
ne menyre qe te dallohen nga ithtaret e tjere te Jezusit por qe nuk
i perkisnin fisit te Izraelit) dhe ithtaret e Palit (te cilet pas
debateve qe zgjaten 4 shekuj, formuan doktrinat e Ringjalljes,
Trinitetit, Mekatit te Vertete dhe Faljes se Mekatareve), shume prej
fakteve te shkruara te jetes dhe thenieve te Jezusit, te cilat
mendohet te kene qene 300, u shkaterruan duke perfshire Ungjillin e
Cifuteve, Ungjillin e vertete te Barnabas dhe Ungjillin e Thomait,
vecanerisht pas Keshillit te Nises ne vitin 325 e.r. ne te cilin u
vendos zyrtarisht qe Jezusi ishte biri i Zotit dhe gjate te cilit 4
ungjijte zyrtare u zgjodhen nga kristianet Paline.
Ashtu
sic e sqaron edhe Dr. Mauris Bukailele ne librin
tij me titull “Bibla, Kur’ani dhe Shkenca” keto 4
ungjij nuk ishin deshmi dhe u shkruan relativisht vone:
“Tekstet
qe ne kemi sot, pas shume adaptimesh nga burimet, filluan te shfaqen
rreth viteve 70-te e.r. ne kohen kur 2 komunitetet rivale filluan
nje perpjekje te eger, ndersa judeo-kristianet
akoma kishin me teper perparesi. Ja se si e shpjegon Kardinal
Danielon kete renie:
“Pasi
cifutet ishin diskretituar ne perandori, kristianet synuan te
shkeputeshin prej tyre. Helenistet ne kete menyre moren me teper
rendesi: Pali fitoi; kristianizmi u nda nga judaizmi si politikisht
ashtu edhe sociologjikisht. Megjithate deri ne revolten cifute te
vitit 140 e.r judeo-kristianizmi predominonte ne aspektin kulturor”.
Ungjilli
i Markut, Mateut, Lukes dhe Gjonit u prodhuan ne nje periudhe kohore
qe nga viti 70 e.r deri ne vitet 110 e.r.
Keta ungjij nuk perbejne dokumentet e para te shkruara
krisiane: letrat e Palit qe i perkasin nje periudhe kohore shume
perpara tyre. Sipas O. Culman, Pali e shkruajti letren e tij
drejtuar Selanikasve ne vitin 50 e.r. Ai mendohet te jete zhdukur
disa vite perpara plotesismit te Ungjillit te Markut.
Dr.
Bukaile vazhon:
“Eshte
pothuajse e sigurte qe ne qofte se ky ambient lufte midis
komuniteteve te mos ekzistonte, ne nuk do ti kishim shkrimet qe
zoterojme sot e kesaj dite. Keto shkrime u shfaqen ne nje kohe lufte
te ashper midis dy komuniteteve. Keto “shkrime lufte” ashtu sic
i quan At Kanengieser, u shfaqen nga nje shumice shkrimesh mbi
Jezusin. Keto ndodhen ne nje peruidhe kohe kur stili kristian i
Palit fitoi perfundimisht dhe krijoi koleksionin e vet te teksteve
zyrtare. Keto tekste perbenin “Kanunin” i cili shpallte te
pavlefshem dhe perjashtonte cdo dokument tjeter jo ortodoks qe nuk i
pershtatej linjes se adoptuar nga kisha. Persa i perket 4 ungjijve
te pranuar, nuk gjenden versione ne gjuhen hebre dhe aramaike te
tyre, dhe ashtu sic e verteteton edhe Dr. Bukaile, versionet e
hershme ne gjuhen greke jane te koherave pas Keshillit te Nises:
“Dokumentet
perpara kesaj si psh papiruset e shekullit te 3-te e.r. dhe nje
tjeter, ndoshta ai i shekullit te 2-te, transmetojne disa fragmente.
Dy pergamenat me te vjetra jane ne greqisht dhe i perkasin shekullin
te katert e.r. Ato jane Kodeks Vatikanus, e ruajtur ne Biblioteken e
Vatikanit ndersa vendi i saj i zbulimit eshte i panjohur, ndersa
pergamena tjeter quhet Kodeks Sinaitikus, dhe eshte zbuluar ne malin
Sinai. Tani kjo pergamene ruhet ne Muzeun anglez ne Londer. E dyta
permban dy histori rreth personave te famshem por qe ndoshta nuk
jane te veteta.
Sipas
Perkthimit Ekumenikal, 250 pergamena te tjera te njohura ekzistojne
neper bote, e fundit prej ketyre mendohet te jete e shekullit te
11-te e.r. Jo te gjitha kopjet e Testamentit te Ri qe kane arritur
deri ne kohet tona jane identike. Perkundrazi, eshte e mundur te
dallosh ndryshime te shkalleve te ndryshme midis tyre, por sado te
rendesishme qofshin ato gjithmone gjendet nje numer i madh i tyre.
Disa prej tyre jane ndryshime gramatikore, ndryshime te fjalorit te
perdorur ose rregullit te fjaleve. Megjithate ne vende te tjera mund
te vihen re ndryshime te cilat i ndryshojne kuptimin gjithe
paragrafit.
Keshtu
jo vetem qe eshte e mundur, qe ndryshime t’i jene bere tekstit
origjinal i cili ishte i nje date perpara Keshillit te Nises, por
edhe tekstet pas ketij keshilli nuk bien plotesisht dakort me
njeri-tjetrin, keshtu qe nuk mund te jete plotesisht e sakte
vertetesia e nje teksti, si dhe e doreshkrimit me te nderuar, eshte
gjithmone teme debati. Kodeks Vatikanus eshte nje shembull i mire
per te ilustruar kete. Riprodhimi i redaktuar prej Vatikanit ne
vitin 1965, permban nje shenim nga editoret e tij te cilet na
informojne qe, “disa shekuj pasi ishte kopjuar (mendohet te kete
qene rreth shekullit te 10-te ose 11-te), nje kopjues kopjoi me boje
te gjitha shkronjat pervec atyre qe ai mendoi se ishin gabim.”
Gjenden paragrafe ne tekst ne te cilat shkronjat e verteta ne ngjyre
kafe te hapur akoma dallohen nga te tjerat te cilat jane ne ngjyre
kafe te erret. Nuk gjendet ndonje shenje qe ky te kete qene nje
riparim i drejte. Shenimi konstaton me teper qe “duart e ndryshme
qe korrigjuan dhe pajisen me shenime doreshkrimin gjate shekujve
akoma nuk jane dalluar plotesisht; nje fare numri korigjimesh jane
bere padyshim kur shkronjat e tekstit u lyen me boje. Ne te gjitha
manualet fetare, teksti paraqitet si nje kopje e shekullit te 4. Per
te zbuluar qe ky tekst eshte ndryshuar shekuj me vone, duhet te
shkohet ne Biblioteken e Vatikanit.
Libri
i cili nuk ekziston ne ditet tona eshte Ungjilli i Jezusit, shpallja
e vertete qe ai mori prej Zotit, ne gjuhen e vertete ne te cilen
ishte shapllur, keshtu qe saktesia dhe vertetesia e cdo perkthimi
ose interpretimi i ketij teksit origjinal mund te provohet kurdohere
qe te jepej rasti.
Kjo
nuk do te thote qe nuk ka me asnje te vertete ne librat qe cifutet,
dhe cifutet qe nuk jane cifute, dhe kristianet mbeshteten. Akoma ka
te vertete qe ne keto libra, dhe permbajtja e disa prej tyre ka
shume te ngjare te korrespondoje me librat e vertete te cilat iu
shpallen profeteve te tyre. Megjithate ato nuk permbajne te gjithe
te verteten dhe per me teper, genjeshtra jane futur ne keto libra.
Kjo eshte nje tjeter arsye qe ben te pamundur mbeshtetjen ne keto
libra. Perfundimisht, edhe sikur Teurati i vertete dhe Ungjilli te
ekzistonin akoma, ato jane anulluar nga Kur’ani.
Teurati
i vetete ashtu sic i eshte shpallur Moisiut, nuk ekziston. Ungjilli
i vertete, ashtu sic i eshte shapllur Jezusit nuk ekziston. Njerezit
te cileve u eshte transmetuar menyra e jeteses se profeteve, pa
asnje nderprerje ne zinxhirin e transmetimit, kane vdekur te gjithe.
Zinxhiret e transmetimit nga Moisiu dhe Jezusi jane shkeputur dhe
kane humbur pergjithmone. Edhe po te jesh person shume i sinqerte,
nuk mund te ndjekesh dot modelin e adhurimit te sjelljes qe ka qene
personifikuar njehere e nje kohe prej Moisiut dhe Jezusit, dhe
komuniteteve qe u formuan rreth tyre, sepse ky model ka humbur
njehere e pergjithmone dhe modele te tjera te falsifikuara i kane
zevendesuar. Nuk ka kthim mbrapa. Vetem modeli i adhurimit dhe
sjelljes qe ekziston sot dhe qe personifikohet nga Muhamedi, paqja
dhe meshira e Zotit qofshin mbi te, ka mbijetuar deri ne ditet tona.
Kur’ani
eshte e vetmja udheheqje profetike qe ekziston sot dhe qe nuk i
eshte ndryshuar asnje shkronje. Eshte memorizuar dhe shkruar ashtu
sic ka qene gjate procesit te shpalljes. Ata qe ishin caktuar te
regjistronin Kur’anin duke e shkruar ate u udhezuan prej profetit
Muhamed, i cili vete ishte analfabet dhe nuk mund as te lexonte as
te shkuante, te mos regjistronin asgje tjeter, ne menyre qe te
siguronin qe nuk do te kishte crregullim ndermjet parmbajtjes se
Kur’anit ne nje ane dhe atyre qe ai thoshte gjate rrjedhes se
ngjarjeve ne anen tjeter. Shpallja e Kur’anit u plotesua perpara
se sa Profeti Muhamed te vdiste. Versioni i shkruar u grumbullua, u
vertetesua dhe u verifikua prej atyre personave qe e kishin
memorizuar. Numri i muslimaneve qe kane vazhduar te mesojne
permendesh te gjithe Kur’anin deri ne ditet tona, ka qene
gjithmone i jashtezakonshem.
Allahu
ka premtuar qe Kur’ani do te qendroje i pacenuar deri ne fundin e
kesaj bote dhe nuk ka dyshim per kete. Edhe kafiret me mendjemprehte,
te ashtequajturit dijetare dhe orientaliste kane qene te paafte ta
diskretitonin ate. Allahu thote ne Kur’an qe ne qofte se juve nuk
besoni qe Kur’ani eshte prej Allahut, atehere perpiquni te
shkruani dicka te ngjashme me te. Asnje nuk ka qene ne gjendje te
vihet perballe kesaj pergjegjesie. Allahu thote ne Kur’an qe edhe
sikur i gjithe njerezimi dhe te gjithe xhindet te mblidhen se bashku,
ata nuk mund te krijojne dicka te ngjashme me Kur’anin.
Profeti
Muhamed, paqja dhe meshira e Allahut qofshin mbi te, ka thene:
“Allahu
e dergoi kete Kur’an te urdheroje dhe te parandaloje dhe si nje
synet qe duhet ndjekur. Ai permban historine tuaj, informacion rreth
asaj qe ka ardhur perpara jush, te reja rreth atyre qe do te vijne
pas jush dhe gjykim te drejte midis jush. Perseritja nuk e konsumon
dhe mrekullite e tij nuk kane fund. Ai eshte e verteta. Kushdo qe e
reciton ate, flet te verteten. Kushdo qe gjykon me ane te tij eshte
i drejte. Kushdo qe vepron sipas tij, shperblehet. Kushdo qe kapet
pas tij, eshte i udhehequr ne rrugen e drejte. Allahu do te drejtoje
ne rruge jo te drejte kedo qe kerkon udheheqje nga te tjere pervec
Tij. Allahu do ta shkaterroje kedo qe gjykon me ligje te tjera
pervec atyre te Kur’anit. Ai (Kur’ani) eshte Kujtesa e Urte,
Drita e Qarte, Rruga e Drejte, Litari i Sigurte i Allahut dhe
Sherimi i Dobishem. Ai eshte nje mburoje per ate qe kapet pas tij
dhe nje shpetim per ate qe e ndjek. Nuk eshte i shtrembet dhe i
vendos gjerat drejt. Nuk devijon
ne menyre qe te qortohet. Mrekullite e tij nuk kane te mbaruar. Nuk
konsumohet edhe ne qofte se perseritet shpesh here”. (sipas Al-Tirmidhiut)
Per
me teper, jo vetem Kur’ani por edhe modeli i jetes se profetit
Muhamed dhe komunitetit qe u formua rreth tij jane ruajtur dhe
transmetuar ne nje zinxhir te panderprere, deri ne ditet tona.
Profeti Muhamed ka thene qe ky transmetim do te vazhdoje deri ne
fund, kur te mos kete me muslimane ne faqen e tokes.
Ne
qofte se ju besoni Allahun dhe
deshironi ta adhuroni Ate ne menyren qe ai e ka treguar nepermjet
profeteve te tij, atehere ju duhet te gjeni se cfare ka ne Kur’an
dhe Hadith, dhe te ndiqni rrugen e Muhamedit, e cila eshte menyra e
jeteses sipas Islamit.
Te
gjithe 124,000 profetet te cilet u derguan nga Allahu, paqja dhe
meshira e tij qofshin mbi te gjithe ata, u derguan per popuj te
vecante, dhe ne periudha kohore te ndryshme. Disa u derguan vetem
per nje numer te vogel njerezish, disa te tjere u derguan per fise
te vecanta, disa u derguan per kombe te vecanta, dhe vetem njeri
prej tyre eshte derguar per te gjithe boten. Nuhu, per shembull,
kishte vetem 19 ithtare, megjithese jetoi 950 vjet. Moisiu dhe
Jezusi u derguan vetem per fisin e Izraelit, keshtu qe vetem Allahu
e di se cfare jane duke bere cifutet qe nuk jane cifute te vertete,
dhe kristianet qe nuk jane pasardhes te fisit te Izraelit. Vetem
profeti Muhamed, paqja dhe meshira e Zotit qofshin mbi te, u dergua
me nje lajm te mire dhe nje paralajmerim per te gjithe njerezit qe
nga koha kur u shpall Kur’ani
deri ne fund te kesaj bote.
Realiteti
i profeteve eshte qe ata ishin te gjithe te derguar te Allahut dhe
ata erdhen te gjithe me te njejtin mesazh, sepse eshte vetem nje
Allah per te njohur dhe provuar, dhe sepse natyra e ekzistences, e
cila rrjedh prej Allahut, ka qene gjithmone e njejta. Kjo do te
thote qe nuk ka gare midis profeteve sepse ata te gjithe pohuan
vetem nje dhe te vetmin realitet, Allahun.
Kohet
per te gjithe profetet qe erdhen perpara profetit Muhamed tashme
kane kaluar. Popujt per te cilet keta profete u derguan tashme kane
vdekur. Koha per te ndjekur rrugen e profetit Muhamed eshte tani.
Popujt per te cilet profeti Muhamed eshte derguar ose kane vdekur
pergjate 1400 vjeteve, ose jane gjalle dhe sot e kesaj dite, ose do
te jetojne ne nje etape midis te tashmes dhe fundit te botes.
Rruga
e vetme per te ndjekur modelin e jetes profetike eshte te ndjekesh
rrugen e profetit Muhamed dhe familjes se tij, shokeve te tij dhe te
gjithe atyre qe e ndjekin ate, sepse rruga e tij eshte modeli i
vetem i cili ka mbijetuar i paprekur deri ne ditet tona dhe i cili
do te vazhdoje te mbijetoje deri ne fund te kesaj bote, kur Allahu
do ta heqe mbulesen prej te gjithe muslimaneve qe do te jene gjalle
ne ate kohe, duke lene keshtu vetem njerezit qe do te jetojne si
kafshe deri ne fundin e kesaj bote.
Profeti
Muhamed eshte i pari dhe i fundit i profeteve, ai eshte profeti i
fundit, vula e gjithe profeteve, duke u pohuar prej Kur’anit te
gjitha mesazhet e profeteve perpara tij dhe me anen e kesaj duke
anuluar dhe perfunduar keto mesazhe. Kur’ani permban te gjitha
mesimet e profeteve te hershem dhe me teper. Ai eshte botimi i
fundit i ekzistences nga A deri tek Zh, dhe autori i tij, publikuesi
dhe shperndaresi eshte Allahu. Filluesi i gjithckaje qe ekziston dhe
i vetmi qe i kthehet gjithcka qe ekziston. Meqenese profeti Muhamed
ishte misherimi i Kur’anit ai ishte i vetmi njeri perfekt dhe i
kompletuar qe ishte njohur ndonjehere dhe ai nuk mund te behet shok
me Allahun, sepse Allahu eshte nje, i vetem dhe pa partner.
Allahu
nuk mund te adhurohet ne asnje menyre tjeter pervecse ne menyren e
Muhamedit. Vetem duke ndjekur rrugen e Muhamedit juve do te jeni ne
gjendje te provoni natyren e vertete te ekzistences, dha ta kuptoni
ate, dhe te njihni veten tuaj, dhe me te vertete, kushdo qe njeh
vetveten, njeh Zotin e tij. I gjithe universi nuk mund te permbaje
Allahun, por zemra e atij qe ka besim tek Allahu, e permban Allahun,
dhe rruga per ne zemren tuaj eshte rruga e profetit Muhamed, paqja
dhe meshira e Zotit qofshin mbi te.
|