Fjalori
i Internetit
A
Account
Regjistrim, e mbajtur mbi rrjete lokale dhe me sisteme operative shumėpėrdoruesish,
e ēdokujt pėrdoruesi i autorizuar nga administratori i sistemit. Ky veprim
ka qėllime identifikuese dhe sigurimi. Pėrmban njė emėr pėrdoruesi dhe njė
password (shih).
Agent
Program qė ka pėr detyrė tė kėrkojė informacione mbi njė temė tė
specifikuar nga pėrdoruesi. Pėrdoret edhe pėr tė treguar njė program nė
gjėndje ti bėjė tė ditur pėrdoruesit qė njė proces ka pėrfunduar
ose qė njė ngjarje e parashikuar ka ndodhur.
Akamai
Shoqėri e krijuar nga njė kėrkues i MIT, me qėllimin tė pėrmirėsojė
shėrbimet (shpejtėsi, efiēencė etj) tė Internetit. Mund tė arrihet nė
adresėn url: http://www.akamai.com/company/origins.html.
Kuptimi i vėrtetė nga gjuha Hawaiane: i menēur, i zgjuar.
Applet
Kod i shkurtėr programimi. Pėrdoret veēanėrisht nė referim tė aplikimeve
tė gjuhės Java (shih) sipas normave tė thirrura nga njė njė faqe HTML.
Arpanet
Rrjet i realizuar mė 1969 nga Ministria e Mbrojtjes sė SHBA nėpėrmjet
Advanced Research Projects Agency (ARPA). Mbi tė ėshtė eksperimentuar dhe
ndėrtuar Interneti.
B
Backbone
Rrjet lidhjeje me shpejtėsi tė lartė ndėrmjet qėndrave tė
komutimit (shih), Kuptimi fjalė pėr fjalė shtylla kurrizore.
Band
Gamė e vazhdueshme frekuencash e pėrdorur pėr njė qėllim tė veēantė,
pėr shembull transmetime tė dhėnash.
Bandwidth
(gjėrėsi bande)
Matje e kapacitetit tė komunikimit ose shpejtėsisė sė transmetimit
tė njė qarku a njė kanali. Matet nė bps (bit pėr sekond) nėse qarku ėshtė
dixhital dhe nė Hz (cikle nė sekond) nėse ėshtė analogjik.
BBS
Akronim i Bulletin Board System, buletin
elektronik nė tė cilin pėrdoruesit mund tė lėnė mesazhet e tyre. Shumė
BBS kėrkėjnė regjistrimin e pėrdoruesit.
Bit
Shkurtim i b(inary) (dig)it. Njėsia minimale e
informacionit qė pėrdoret nga kalkulatorėt. Nė formė binare, bit-i
mund tė jetė 1 ose 0 ose njė kusht logjik i vėrtetė ose i rremė. Njė
grup prej 8 bit pėrbėn njė byte (shih).
Bombim
Ndėrprerja drastike e proceseve funksionale tė njė kompiuteri;
shpesh pėr shkak tė njė pėrdorimi tė gabuar tė hapsirave tė memories.
Boot
Ndezja e kompiuterit ose e startup.
BPS
Akronim i "Bit Pėr Sekond". Bit nė
sekondė, pėrmasa e shpejtėsisė sė njė modem-i.
Browser
Software qė i lejon pėrdoruesit tė vizualizojė dokumenta HTML tė
nxjera nga World Wide Web, nga njė rrjet tjetėr ose nga vet kompiuteri i tij.
Pjesa mė e madhe e browser-ave janė edhe nė gjėndje tė hapin file audio
dhe video. Kuptimi fjalė pėr fjalė do tė thotė shfletues.
Byte
Shkurtim i binary term. Njėsi informacioni e pėrbėrė
nga njė sekuencė prej 8 bit. Sasia e memories dhe aftėsitė e memorizimit tė
njė kompiuteri janė pėrgjithėsisht tė shprehura si shumfish tė byte:
kilobyte (1024 byte ose 1 KB), megabyte (1.048.576 byte ose 1 MB) apo gigabyte
(1.073.741.824 byte ose 1 GB). Ekzistojnė edhe sisteme nė tė cilėt byte-i
ėshtė i pėrbėrė nga mė pak ose mė shumė se 8 bit. Mos ngatėrroni
shkurtimin e byte, B e madhe, me atė tė bit, b e vogėl.
C
Cache
Pjesė e memories sė kompiuterit, nė tė cilėn ruhen pėrkohėsisht
disa tė dhėna.
Carrier
Furnizues shėrbimesh telekomunikacioni i cili posedon ēentrale
komutimi (shih) nė rrjet.
CERN
Laborator europian i fizikės bėrthamore nė tė cilin u zhvillua
konferenca e parė mbi World Wide Web. Konsiderohet vendi i lindjes sė
teknologjisė WWW. Kėrkimet mbi teknologjinė WWW dhe pėrcaktimi tė
standarteve relative i janė besuar tani World Wide Web Consortium-it (W3C http://www.w3.org).
Chat
Bashkėbisedim nė kohė reale midis shumė personave nėpėrmjet
kompiuterit.
Cyberspace
Term i shpikur nga shkrimtari amerikan William Gibson, qė tregon
ambientet e reja virtuale tė krijuara nga interaksioneve inovative sociale qė
ndodhin nėpėrmjet komunikimit informatik.
Client
Nė njė rrjet lokal ose nė Internet, kalkulator qė hyn nė burime tė
rrjetit tė bashkėndara apo tė furnizuara nga njė kalkulator tjetėr i
quajtur server (shih).
Cookie
Bllok tė dhėnash (nė format teksti) i memorizuar nga njė server nė
Web mbi njė sistem klient. Pėrdoren pėr tė identifikuar pėrdoruesit, pėr
tė udhėzuar serverin tė dėrgojė njė version tė personalizuar tė faqes
Web qė kėrkohet, pėr tė dėrguar tė dhėna tė account-it tė pėrdoruesit
dhe pėr qėllime tė tjera administrative.
Cracker
Person qė kalon pėrmasat e sigurimit tė njė sistemi informatik dhe
arrin hyrjen e pa autorizuar. Pėrgjithėsisht me qėllimin e vetėm tė hyjė
nė sistem.
Cracking
Veprim kopjimi ilegal i software tregėtar, duke dhunuar dhe thyer ēelsat
e mbrojtjes dhe regjistrimit tė pėrdorura.
Crash
Ndėrprerja e njė programi ose dėmtimi i njė njėsie tė diskut. Njė
crash programi shkakton humbjen e tė gjitha tė dhėnave tė pa ruajtura dhe
mund ta lejė sistemin operativ aq tė paqėndrueshėm sa mund tė ketė nevojė
pėr njė rindezje tė kalkulatorit.
D
Database
Ėshtė njė bashkėsi tė dhėnash. Pėrmban kėrkimin, renditjen,
rikombinimin, shikimet e shumfishta apo livelet e abstragimit tė tė dhėnave
qė ndodhen poshtė. Pėrkthimi fjalė pėr fjalė ėshtė
banka e tė dhėnave.
Decompression
Metodė kodifikim/dekodifikim i sinjaleve qė lejon tė transmetojė (ose
arkivojė) mė shumė informacione se ato qė ndryshe do tė gjenin hapsirė
fizike nė memorie.
Dedicated
Dispozitiv, program ose
procedurė tė rezervuara pėr njė
detyrė apo njė funksion unik. Pėr shembull quhet Linjė e dedikuar njė
linjė komunikimi private e marrė me qira nga njė shoqėri
telekomunikacionesh.
Demo
Version me pėrmbajtje funksionalisht tė kufizuar i njė software-i qė
shpėrndahet falas pėr qėllime demostrative dhe reklamuese.
Shkurtim i demo(nstration), demostrim.
Desktop
Zona e ekranit nė tė cilėn shfaqen tė gjitha dritaret e aplikimeve.
Kuptimi fjalė pėr fjalė tryezė.
Dial-Up
Lidhje me njė rrjet PC e kryer nėpėrmjet thirrjes telefonike.
Digital
firm
Rezultat i procedurės informatike e bazuar mbi njė sistem ēelsash
asimetrik ēift, njė publike dhe njė private, qė i lejon nėnshkruesit, nėpėrmjet
ēelėsit privat, dhe marrėsit, nėpėrmjet ēelėsit publik, tė shfaqin dhe
tė verifikojnė prejardhjen dhe integritetin e njė dokumenti informatik apo
njė bashkėsie dokumentash informatik.
DNS
Akronim i Domain Name System, sistem emėrtimi i
domain-it. Njė PC i dedikuar me njė database kryen konvertimin e emrit tė
host-it (shih) nė njė adresė IP (shih).
Domain
Ėshtė pjesa e fundit e njė adrese Interneti, si .com,
.it, .fr, .de etj. Nė gjeografinė e rrjetit, domaini
kufizon dhe identifikon njė pjesė tė rrjetit. Identifikuesi i njė host-i
ripėrmbledh hierarki tė ndryshme domainesh dhe nėndomainesh.
Download
Veprimi i transferimit dhe kopjimit tė file-ve me natyrė tė ndryshme
nga njė kompiuter tjetėr nė PC
personal. Shkarkim
Driver
Software ose seri udhėzimesh qė i lejojnė kompiuterit tė komunikojė
me njė dispozitiv tjetėr.
E
E-mail
Electronic mail ose postė elektronike. Metodė komunikimi e bazuar mbi
kompiutera tė lidhur nė rrjet, nė tė cilin njė a mė shumė pėrdorues dėrgojnė/marrin
mesazhe elektronike duke pėrdorur njė program drejtimi tė postės
elektronike.
Extranet
Rrjete me teknologji Internet qėllimi i tė cilave ėshtė tė lidhin
ndėrmjet tyre nė mėnyrė tė mbrojtur rrjete lokale gjeografikisht tė largėta.
F
FAQ
Akronim i Frequently Asked Question, pyetje tė kėrkuara
shpesh.
Firewall
Njė dispozitiv hardware dhe/ose software qė pėr motive sigurimi
vendoset ndėrmjet njė rrjeti lokal dhe pjesės sė jashtme, duke kryer
funksionin e filtrit mbi paketat e tė dhėnave nė hyrje dhe nė dalje.
Freeware
Program pėr kompiuter i furnizuar falas dhe shpesh i vėnė nė
dispozicion nė Internet ose nėpėrmjet grupesh pėrdoruesish. Zhvilluesit e
njė software tė tillė shpesh mbajnė ta gjitha tė drejtat dhe pėrdoruesit
nuk janė doemosdoshmėrisht tė lirė tė kopjojnė apo shpėrndajnė mė tej
programe tė tilla.
FTP
Akronim i File Transfer Protocol, protokoll (shih)
pėr trasferimin e file-ve.
G
Gateway
Konvertues protokolli. Njė nyje specifike e aplikimit qė lidh ndėrmjet
tyre rrjete me karakteristika tė ndryshme. Konverton kodet e tė dhėnave dhe
protokollet e transmetimit pėr tė garantuar ndėroperimin.
GIF
Akronim i Graphics Interchange
Format. Format standart pėr file-at grafike nė WWW. Shumė i pėrhapur
sepse pėrdor njė metodė kompresimi tė integruar qė zvogėlon pėrmasat e
file-it.
GUI
Akronim i Graphical User Interface, interface
grafike.
H
Hacker
Person hollėsisht i aftė nė analizėn dhe pėrdorimin e sistemeve tė
kalkulatorėve. Shpesh e pėrdorur nė sens negativ pėr tė identifikuar ata
qė falė aftėsive tė tyre, hyjnė ilegalisht nė sistemet e kalkulatorėve.
Term amerikan i pėrkthyeshėm nė shqip ai qė i fut duart gjithkund.
Shih edhe "cracker".
Hacker
Crackdown
Operacion policor i kryer nė 1990
nė SH.B.A. kundėr hacker-ave informatik. E para nė llojin e saj dhe mė e
zgjeruara e mė e organizuara nga ēdo pėrpjekje e mėparshme.
Home
Page
Faqja kryesore e njė adrese interneti, nga e cila mund tė niset
navigimi.
Host
Kompiuter, i lidhur nė rrejt me kompiutera tė tjerė, qė zotėron
informacione ose shėrbime.
HTML
Akronim i Hyper Text Markup Language. Gjuhė
"e kodifikuar" pėr formatimin e faqeve web dhe distribuimin e
informacioneve relative. Gjuha html kundrashėnon tekstin dhe grafikėn nė njė
dokument, nė mėnyrė qė tė udhėzojė si browserat duhet tė vizualizojnė
elementet e mėsipėrm qė tu pėrgjigjen veprimeve tė pėrdoruesit. Kuptimi
fjalė pėr fjalė: Gjuhė markimi hiperteksti
HTTP
Akronim i HyperText Transfer Protocol,
protokoll (shih) pėr transferimin e tė dhėnave nė formatin hipertekstual.
Hypertext
Pėrshkruan njė tip eksplorimi interaktiv nė linjė. Lidhjet e
mbyllura nė fjalė apo nė fjalitė i lejojnė pėrdoruesit tė selektojė
tekstin (duke bėrė klik me mouse) dhe tė vizualizojė menjėherė
informacionet dhe materialin e lidhur me tė.
I
IMAP4
Versioni i katėrt i protokollit IMAP. Akronim i Internet Message
Access Protocol. Protokoll nė gjėndje ti drejtojė mesazhet
direkt nė serverin e postės. Nė kėtė mėnyrė ėshtė e mundur ti hedhėsh
tė gjithė mesazhet nė server dhe tė shkarkosh vetėm titullin e tyre.
Protokoll tejet i pėrdorshėm nėse ke mesazhe qė pėrmbajnė attachment me
pėrmasa tė larta dhe nė rastin kur do ti ndashė mesazhet mes shumė pėrdoruesish
ose thjesht mund tė hysh nė kutinė e postės tėnde nga kompiuter tė
ndryshėm.
Internet
year
Njėsi matjeje kohore qė i korespondon 7 vjet nė botėn fizike.
Intranet
Rrjet lokal qė edhe pse nuk ėshtė e pėrdorshme nga jashtė pėrdor
teknologji Interneti.
IP
(adresė) Numėr
binar me 32 bit (4 byte) qė identifikon nė mėnyrė univoke njė kalkulator
host (shih) i lidhur me Internet dhe me kalkulatorė tė tjerė, me qėllimin
tė arrijė komunikimin nėpėrmjet transferimit tė paketave. Nja adresė IP
paraqitet nė kėtė formė: 212.141.53.165
ISDN
Akronim i Integrated Services Digital Network,
Rrjet digital me shėrbime tė integruar. Sistem transmetimi i tė dhėnave me
linjė telefonike, nėpėrmjet lidhjeve tė veēanta. Garanton njė shpejtėsi
mė tė lartė transmetimi.
ISP
Akronim i Internet Service Provider. Furnizues i
shėrbimit pėr hyrjen nė Internet, pa ndėrmjetėsinė e tė cilit nuk do tė
ishte e mundur lidhja me rrjetin.
J
Java
Gjuhė programimi e zhvilluar nga Sun Microsystems dhe pėrdoret pėr
realizimin e aplikimeve tė shpėrndara nė rrjet.
JPEG
Akronim i Joint Photographic Experts Group.
Standart i pėrhapur qė pėrdoret pėr pamjet fotografike. Shumė browser web
pranojnė pamjet JPEG si formati standart pėr vizualizimin e file-ave.
K
Kernel
Pjesa qėndrore e njė sistemi operativ. Drejton memorjen, file-at dhe
periferiket, mban tė azhornuar datėn dhe orėn, lanēon aplikimet dhe cakton
burimet e sistemit.
Klient
Nė njė rrjet lokal ose nė Internet, kalkulator qė hyn nė burime tė
rrjetit tė bashkėndara apo tė furnizuara nga njė kalkulator tjetėr i
quajtur server (shih).
Kompresim
Metodė kodifikim/dekodifikimi tė sinjaleve qė lejon transmetimin (ose
arkivimin) tė mė shumė informacioneve nga ato qė mund tė kishin gjetur
hapsirė fizike nė suportin e memorizimit.
Komutim
Modalitet komunikimi qė pėrdor lidhje tė pėrkohshme dhe jo tė pėrhershme
pėr shkėmbimin e informacioneve ndėrmjet dy pėrdoruesve. Nė rrjetet e
kalkulatorėve komutimi i paketės i lejon tė dhėnave (paketa) tė vihen nė
rrugė (komutuar) nėpėrmjet stacioneve ndėrmjetėse qė, sė bashku, shėrbejnė
pėr tė lidhur dėrgues dhe marrės.
Konvergjencė
Midis disiplinash dhe teknologjish te ndryshme, pėr shembull kur
komunikime telefonike dhe informatike konvergojnė nė fushėn e
telekomunikimeve. Edhe tė arrijnė sė bashku.
L
LAN
Akronim i Local Area Network, rrjet privat e
kufizuar brenda 10 km pėr bashkėndarjen e burimeve (HD, printera, modem-a
dhe periferike tė tjera).
Logoff
Procedurė dalje nga njė kompiuter host. Edhe logout.
Logon
Procedurė hyrje nė njė kompiuter host. Edhe login.
M
Mailing
List
Listė emrash dhe adresash poste elektronike tė grupuar nėn njė emėr
tė vetėm. Duke dėrguar njė e-mail nė adresėn qė pėrfaqėson tė gjithė
listėn, dhe automatikisht ose me ndėrhyrjen e moderuesit tė mailing list,
do tė ridėrgohet tė gjithė pjestarėve tė asaj mailing list.
MIME
Akronim i Multipurpose Internet Mail Extensions.
Standart qė shtrin SMTP-nė (shih) pėr ti lejuar tė dhėnave me natyrė
tė ndryshme, tė transmetohen nėpėrmjet postės elektronike.
Modem
Akronim i derivuar nga bashkimi MODulator-DEModulator.
Dispositiv komunikimi qė i lejon njė kalkulatori tė transmetojė nėpėrmjet
njė linje telefonike standart, duke konvertuar sinjalin nga analogjik nė
dixhital dhe anasjelltas.
Motor
kėrkimi
Program i arritshėm nėpėrmjet rrjetit i cili ėshtė nė gjėndje tė
indikojė dhe furnizojė, sipas kėrkesės sė pėrdoruesit, informacione tė
pranishme nė Internet.
MP3
Shkurtim i Mpeg1 Layer 3, format qė lejon kompresimin e file-ave zanorė
duke mbajtur njė cilėsi tė krahasueshme me atė tė njė CD audio.
MPEG
Standart kompresimi tė pamjeve nė lėvizje.
Multimedialitet
Kombinim i tingujve, grafikės, animacionit dhe videos. Pėr PC-nė kėta
tipe tė ndryshme tė tė dhėnave nuk janė veē bit.
N
Nerd
Nė gjuhėn rinore amerikane tregon njė pėrson tė fiksuar, tė pafatė
dhe pak jashtė mendjes. Shpesh identifikohet me maniakun e kompiuterit.
Network
Sistem elementėsh tė ndėrlidhur pėr tė vendosur njė komunikim
lokal ose tė largėt (remot) (me zė, video, tė dhėna, etj) dhe pėr tė
lehtėsuar shkėmbimin e informacioneve midis pėrdoruesve me interesa tė pėrbashkėt.
Mund tė jetė i thjeshtė, me njė kabėll prej pak metrash i shtrirė midis
disa kompiuterave, ose kompleks, si qindra mijra kompiutera nė tė gjithė
botėn tė lidhur me kabllo me fibra optike, linja telefonike dhe satelitė.
Nga anglishtja rrjet.
Newbie
Pėrdorues i ri dhe jo ekspert i rrjetit.
Newsgroup
Grupe diskutimesh mbi tema specifike qė gjenden nė Internet. Pėr tė
lexuar mesazhet dhe tė marrėsh pjesė nė diskutimet duhet tė jesh i
regjistruar nė kėto newsgroup.
O
Off
line
Pėrshkruam kushtin se kur nuk je i lidhur nė Internet (ose mė pėrgjithėsisht
me njė sistem telematik).
On
line
Ajo qė ėshtė lidhur me njė sistem telematik. Thuhet edhe pėr pėrdoruesit
kur pėrdorin njė kompiuter i cili vet ėshtė i lidhur.
Paralel
Modalitet transmetimi tė tė dhėnave dhe bit-ve tė kontrollit njėkohėsisht
mbi fije tė lidhura paralelisht.
P
Password
Bashkėsi karakteresh alfanumerike qė, tė shoqėruara me njė emėr pėrdoruesi
(user name), pėrcaktojnė nė mėnyrė univoke atė pėrdorues dhe e vėrtetojnė
pėr hyrjėn nė njė seri burimesh. Nga anglishtja fjalė kalim.
PCMCIA
Akronim i Personal Computer Memory Card International
Association. Shoqatė konstruktorėsh dhe furnizuesish e lindur veē me
qėllimin pėr promovimin dhe pėrhapjen e PC Card. Kjo e fundit ėshtė njė
dispozitiv i heqshėm, e cila ka formėn tė ngjashme me njė kartė krediti,
e cila mund tė pėrmabjė memorie tė tipeve tė ndryshme, njė modem, njė pėrshtatės
pėr rrjete lokale ose njė hard disk.
Plug
in
Program software qė mund tė integrohet nė njė aplikim mė tė madh
pėr ti dhėnė funksione tė mėtejshme. Pėr shembull nė browserat mund
tė futen plug in pėr tė ekzekutuar file (pėrgjithėsisht animacione) qė pėrkundrazi
nuk do tė mund tė njiheshin nga browseri.
Plug
'n' Play
Sistem qė i lejon njė PC tė autokonfigurohet pėr tė njohur dhe pėr
tė pėrdorur menjėherė komponente hardware tė lidhur ose ndryshuar pėrgjatė
funksionimit. Ėshtė e mundur tė lidhėsh me kompiuterin njė monitor tjetėr,
njė printer apo njė modem pa e konfiguruar nė sistemin operativ.
POP
Akronim i Point Of Presence. Pikė hyrje nė rrjet
pėr tu lidhur me koston e njė telefonate urbane.
POP3
Versioni 3 (ajo e tashme) e standartit Post Office Protocol.
Protokoll (shih) pėr server (shih) nė Internet qė merr, memorizon dhe
transmeton postė elektronike dhe pėr klient (shih) mbi PC qė lidhen me
serverin pėr tė shkarkuar dhe tė dėrguar postė elektronike.
Portal
Web site qė ofron njė gamė tė gjerė shėrbimesh: informacion,
zbavitje, kėrkim nė Internet, blerje on-line, e-mail dhe hapsira web
personale.
PPP
Akronim i Point-to-Point Protocol. Protokoll
(shih) pėr transferimin e tė dhėnave pėr tė kryer lidhje telefonike, pėr
shembull mes njė kompiuteri dhe Internetit. PPP-ja ofron, nė krahasim me
protokolle tė ngjashėm, njė mbrojtje mė tė madhe pėr sa i pėrket
sigurisė dhe ruajtjes sė tė dhėnave pėrballė njė trafiku mė tė lartė.
Nga anglishtja protokoll pikė mė pikė.
Protokoll
Bashkėsi rregullash standarte qė lejojnė transferimin, marrjen dhe
njohjen e informacioneve mes makinave.
Provider
Shih ISP
Q
Qafė
shisheje
Shprehje qė tregon limitet e kapacitetit tė njė sistemi nė
drejtimin e trafikut tė tė dhėnave nė kushte ngarkese tė lartė.
Query
Bashkėsi instruksionesh pėr tė nxjerrė tė dhėna nga njė database
dhe pėr prezantimin e vet atyre pėr pėrdorim.
R
RAS
Akronim i Remote Access Service. Software i
Windows qė lejon tė arrish njė hyrje remote nė njė kompiuter tė lidhur nė
rrjet, dhe nga ai tė lidhesh me Internetin, nėpėrmjet modemit.
Rrjet
shih "Network".
Robot
Nė botėn e World Wide Web, janė gjėra tė
kuptuara pėrgjithėsisht si programme qė pėrshkruajnė tė gjithė rrjetin
nė kėrkim tė informacioneve pėr ti indeksuar nė njė motor kėrkimi
ose pėr tė gjetur gabime nė web-site-et.
Router
Pėrgjatė njė rrjeti komunikimi, dispozitiv qė merr njė paketė tė
dhėnash dhe e dėrgon nė makinėn pasuese pėrgjatė rrugės sė dorėzimit.
I pėrkthyeshėm me termin rrugėzues.
S
Serial
Modalitet transmetimi tė tė dhėnave nė mėnyrė sekuenciale mbi njė
linjė tė vetme transmetimi.
Server
Kompiuteri qė pėrmban informacionin e nevojshėm pėr pėrdoruesit e
quajtur klient. Komunikimi arrihet me kėrkesėn e njė shėrbimi nga ana e
klientit dhe realizimin si vijim tė detyrės nga ana e serverit.
SGML
Akronim i Standard Generalized MarkUp Language.
Gjuhė e pėrdorur pėr pėrshkrimin e gjuhėve tė tjera strukturore tė
bazuara mbi kode pėr krijimin e dokumentave. Gjuha HTML, pėr shembull, pėrcaktohet
(definohet) nėpėrmjet SGML.
Shareware
Software i mbuluar nga copyright, i shpėrndarė mbi bazė tė njė
prove para blerjes. Pas njė farė periudhe kohe, kush dėshiron tė vazhdojė
tė pėrdorė programin ftohet tė paguajė pėr tė marrė njė version pėrfundimtar
tė atij programi (jo mė trial apo evaluation).
SMTP
Akronim i Simple Mail Transfer Protocol.
Pjesė e TCP/IP (shih) pėr dėrgim tė mesazheve
nga njė kalkulator nė njė tjetėr nė njė rrjet. I pėrdorur nė Internet
pėr tė rrugėzuar postėn elektronike.
T
TCP/IP
(Protokoll) Akronim
i Transmission Control Protocol/Internet Protocol.
Protokoll pėr komunikimet mes kalkulatorėve. Ėshtė bėrė standarti i
faktit pėr transmetimin e tė dhėnave brenda rrjeteve, pėrfshi Internetin.
Telnet
Protokoll qė lejon tė lidhesh dhe tė punosh nga njė kompiuter remot.
Duke u lidhur me njė sistem tjetėr, pėrdoruesit mund tė kenė hyrje nė shėrbimet
e Internetit qė mund tė mos jenė tė disponueshme nė kompiuterin e tyre.
U
Upload
Tė kopjosh dhe/ose tė dėrgosh njė file nga kompiuteri yt nė njė
sistem remot.
URL
Akronim i Uniform (ose Universal) Resource Locator.
Identifikues universal i burimeve, metodė standart pėr tė komunikuar me njė
server nė rrjet dhe ti japėsh adresa pėr tė arritur njė faqe Web ose
komanda (ftp).
User
name
Identifikues me tė cilin hyn nė burimet (pėrgjithėsisht tė njė
rrjeti). Sė bashku me passwordin pėrfaqėsojnė kredencialet tė njė pėrdoruesi,
me bashkimin e tė cilave pėrdoruesi njihet nga sistemi.
USB
Akronim i Universal Serial Bus. Metodė lidhjeje
seriale pėr tė lidhur periferike me njė kompiuter. Standarti USB mund tė
lidhė me PC-nė deri nė 127 periferike (CD-ROM tė jashtėm, printera,
modem, mouse dhe tastiera) nėpėrmjet njė porte tė vetme tė pėrbashkėt.
Kjo ėshtė e mundur duke i lidhur gėrshet periferiket.
UserID
Shih user name.
V
VGA
Akronim i Video Graphics Adapter. Standart pėr
interface-in video.
VPN
Akronim i Virtual Private Network, rrjet privat
virtual. Bashkėsi nyjesh nė njė rrjet publik si Internet qė shkėmbejnė tė
dhėna mes tyre duke pėrdorur njė teknologji mbrojtjeje nga pėrgjime tė
mundshme nga ana e pėrdoruesve tė pa autorizuar, sikur nyjet tė ishin tė
lidhura nėpėrmjet linjave private.
W
WAP
Akronim i Wireless Application Protocol. Protokoll
i konceptimit tė ri qė lejon hyrjen nė Internet nėpėrmjet telefonit
celular.
WebTV
Sistem hyrjeje nė World Wide Web dhe vizualizimi
i faqeve Web nė ekran televiziv nėpėrmjet set-top box, kit i nevojshėm pėr
tė marrė dhe shkėmbyer tė dhėna qė pėrmban brėnda edhe modem.
WWW
Akronim i World Wide Web. Rrjet botėror i
strukturimit tė informacionit dhe i burimeve nė modalitetin hipertekstual. Nėpėrmjet
pėrdorimit tė protokolleve tė ndryshėm, dhe pėrgjithėsisht tė gjuhės
html lejon vizualizimin e pamjeve, filmimeve e zėrave. Shėrbim i krijuar nga
CERN-i i Gjenevės. Kuptimi fjalė pėr fjalė: rrjetė merimange botėrore.
@
"at" pėrdoret brenda njė adrese poste elektronike pėr tė
ndarė emrin nga domain-i.
© Pergatiti
per Albania.tk Bani (Alba Cracker)